Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dalë në një njoftim ditën e sotme në lidhje me informimin e qytetarëve në lidhje me problemet e shkaktuara në disa nga akset rrugore të vendit si pasojë e motit të keq. ARRSH ka deklaruar së në rrugën Bajram Curri-Fierzë ka pasur rënie gurësh, ndërsa në aksin Bogë-Theth në zonën e tuneleve ka pasur rënie ortekësh, duke sjellë vështirësi në qarkullim dhe pastrimin e rrugës pasi rënia vazhdon të jetë aktive.
ARRSH është shprehur se në Tamarë-Vermosh ka pasur reshje dëbore, ku është punuar me mjete e punëtorë dhe qarkullimi kryhet pa probleme.
Autoriteti Rrugor Shqiptar ju ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve që të pajisen me goma dimërore dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me reshje shiu dhe dëbore.