Përkeqësohen kushtet e motit në orët e fundit. Reshjet e shiut vijojnë me intensitet në disa qytete. Situata e përkeqësuar e motit ka sjellë probleme edhe në lundrimin detar. Autoritetet Portuale në Durrës njoftuan se për shkak të erës së fortë dhe detit me dallgë është pezulluar lundrimi drejt portit të Barit dhe anasjelltas.
Vijon normalisht lëvizja me linjën e Ankonës ndërsa transporti pritet t’i kthehet normalitetit pas përmirësimit të kushteve të motit.