Mot i kthjellët por me temperatura të ulëta, ja si do jetë fundjava. Vendi gjatë dy ditëve të ardhshme do të ketë ndikim të masave ajrore të qëndrueshme. Përgjithësisht moti parashikohet i kthjellët me vranësira të pakëta kalimtare.
Ngricat e mëngjesit do të jenë të pranishme kryesisht në zonat malore. Era do të fryjë të shtunën nga kuadrati i veriut dhe të dielën nga kuadrati i jugut përgjithësisht e lehtë e mesatare në pjesën bregdetare. Valëzimi në dete i forcës 2-4 ballë, raporton Shërbimi Meterologjik Ushtarak.