Sot do të ndikohemi nga kushte të qëndrueshme atmosferike si pasojë e masave ajrore kryesisht të thata dhe të ftohta me origjinë veriore.
Në pjesën më të madhe të ditës moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare. Herë-herë këto vranësira do të shoqërohen edhe me reshje shiu në lindje të vendit dhe jug. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak temperaturat minimale do të shkojnë deri në -4 gradë, ndërsa temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 13 gradë.