Shqipëria pritet të pushtohet nga moti i keq, me reshje të dendura shiu dhe temperatura në ulje. Sipas parashikimit meteorologjik, temperaturat e larta pritet të kenë një ulje me 10 gradë Celsius në të gjithë vendit. Reshjet do të jenë më të pranishme gjatë orëve të paradites, ku shtrëngata nuk do të mungojnë as gjatë natës.
Temperaturat maksimale do të arrijnë në 29 gradë, kur ato minimale do të jenë deri në 17 gradë. Era pritet të fryjë e lehtë në mesatare, me shpejtësi deri në 14 kilometra në orë, me drejtim kryesisht nga verilindja e vendit.