Moti në vendin tonë do të jetë me vranësira të dendura të cilat do të gjenerojnë rrebeshe shiu në ultësirën Perëndimore. Ndërsa reshje disi më të pakta do të ketë në zonat malore.
Parashikohet që kushtet e paqëndrueshme atmosferike të vijojnë edhe gjatë pasdites ku rrebeshet e shiut do të jenë prezente.
Po ashtu priten edhe mini-stuhi të forta ere dhe breshëri në zona të izoluara. Ndërsa orët e natës vonë sjellin përmirësim të përkohshëm të kushteve të motit në vend.