Modelja e famshme Gigi Hadid ka ndërmarrë një hap të papritur. Ajo ka mbyllur llogarinë e saj në Twitter. Sipas saj ky veprim ka ardhur pasi ajo mendon, se qëkur Elon Musk bleu platformën Twitter, ky rrjet social është bërë një ‘gropë e urrejtjes dhe fanatizmit’.
Modelja ka theksuar me anë të një postimi në Instagram, se nuk mund të jetë pjesë e një ambienti të tillë kur po ushqehet vetëm urrejtje.
“Për një kohë të gjatë, por veçanërisht me udhëheqjen e saj të re, po bëhet gjithnjë e më shumë një gropë e urrejtjes dhe fanatizmit dhe nuk është një vend ku dua të marrë pjesë”, tha Gigi për Musk.
Ajo u ka kërkuar falje fansave të saj në platformë, duke shkruar se do të ishin në kontakt në rrjetet e tjera sociale.
Twitter pushoi afërsisht gjysmën e fuqisë punëtore gjatë së premtes me një email drejtuar stafit duke shpjeguar se shkurtimet ishin “të nevojshme për të siguruar suksesin e kompanisë”.