Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Librazhd-Prrenjas. Një automjet tip ‘Volkswagen’ ka dalë nga rruga duke përfunduar në lumin Shkumbin. Për pasojë një çift bashkëshortësh të cilët udhëtonin në automjet kanë humbur jetën.
Policia ka konfirmuar se viktimë ka mbetur Arjan Yze 55 vjeç dhe bashkëshortja e tij Majlinda Yze rreth 50 vjeçe e cila ishte pasagjere. Raportohet se viktimat ishin banues në Devoll. Për të nxjerrë trupat e tyre nga lumi është dashur ndërhzrja e forcave zjarrfikëse. Grupi hetimor po hetohen shkaqet e humbjes së kontrollit të mjetit nga ana e drejtuesit.