Deputetët socialistë në komisionin e Ligjeve kanë miratuar sot me urgjencë draftin për legalizimin e kanabisit, ndërsa opozita nuk ishte e pranishme.
Shumica e votave të deputetëve socialistë ka qenë pro draftit të qeverisë, përveç Fatmir Xhafajt dhe Pandeli Majkos, të cilët kanë abstenuar.
Mësohet se deputetët e opozitës nuk ishin pranishëm në sallë, sepse sipas tyre, nuk i ka njoftuar administrata e Kuvendit.
Mbledhja ka zgjatur vetëm pak minuta dhe ambienti nuk ka qenë i pajisur me kamera dhe regjistrues.