Vetëm 7 minuta ka zgjatur seanca e miratimit të buxhetit të vitit 2024, seancë e cila u miratua mes zhurmës së shkaktuar nga deputetët e opozitës. Buxheti u votua me 74 vota pro dhe 4 vota kundër. Opozita ndezi në Kuvend tymuese dhe kapsolla.
Për shkak të kaosit kryeparlamentarja Nikolla kaloi në votim buxhetin e vitit 2024, akcizën e taksat. Deputetët e Lulzim Bashës, Acka, Bakiu, Jakupllari, Ulliri votuan kundër.
Në nisje të seancës deputetët e opozitës janë përplasur me punonjësit e Gardës për karriget, pasi Garda nuk i lejoi që t’i çonte në Foltore.
Në sallë nuk ishin të pranishëm 6 deputetë të opozitës, pasi u përjashtuan për 10 ditë për shkak të kaosit të krijuar në seancën e 4 dhjetorit. Sali Berisha, Gazment Bardhi, Flamur Noka, Edi Paloka, Albana Vokshi dhe Elda Hoti nuk do të lejohen të futen në seancë, pasi ata ishin protagonistët se radhës së kaluar, ku sabotuan seancën duke ndezur flakadanë dhe zjarr.