Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj konfirmoi se ka pasur një sulm kibernetik ndaj një banke të nivelit të dytë.
Hackerët e “Homeland Justice” konfirmuan më herët se bëhet fjalë për bankën “Credins”.
Zyrtarja shtoi se ka komunikuar me bankën në fjalë, por edhe me guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, dhe konfirmoi se nuk janë prekur llogaritë e individëve.
Sipas saj, përgjatë një muaji, ka pasur mbi 1 milion sulme kibernetike ndaj sistemeve në sektorin privat dhe atë publik.