Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Evropës, Olta Xhaçka është paraqitur këtë të hënë në SPAK.
Para se të hynte në SPAK, ministrja u shpreh se do te jetë e gatshme të paraqitet sa herë që të thirret ndërsa shtoi se akuzat ndaj saj janë politike.
“Jam thërritur për ato akuza që i ka bërë opozita në adresë të ministrisë së Mbrojtjes në kohën kur e kam drejtuar. Unë jam në dispozicion të drejtësisë e kjo është arsyeja për të cilën kemi punuar luftuar e votuar që të gjithë të jenë në dispozicion të drejtësisë për t’u pyetur e kthyer përgjigje për të gjitha ato çështje që gjykohen se duhet të hetohen e unë nuk bëj përjashtim. E mirëseardhur dita për mua kur do marrin përgjigje nga drejtësia e shpifje të ulëta si ajo e përdorimit të aseteve publike për arsye elektorale dhe alarmi fals që asete të cilat për fat të keq kanë qëndruar mes ndryshmeve do kthehen në asete me vlerë, si është rasti i Portit të Sarandës ku nuk ndryshon as baza detare e cila do jetë më e mirë si bazë ndihmëse e vendit do i jepet një port turistik për zhvillimin e ekonomisë. Sigurisht që nuk ka asnjëherë asnjë shkelje ligji. Gjithmonë në funksion të detyrës“, deklaroi ministrja në dalje nga SPAK. ‘- tha Xhaçka.
Kujtojmë se Artur Meçollarit, ka kallëzuar disa zyrtarë se ka bashkëpunuar me privatin për investime strategjike për zhvillimin e turizmit, për prona që i përkasin ushtrisë.
Pas rreth dy orësh në SPAK Olta Xhaçka nuk pranoi të flasë për mediat, ndërsa kur u pyet se për çfarë është pyetur nga organi i akuzës ministrja u shpreh se nuk ka asgjë për të thënë.
Për çështje e kallëzimit të Artur Meçollarit në SPAK u thirr edhe ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, aktualisht deputet i PS-së, Bardhyl Kollçaku.