Ministria e Arsimit ka vendosur që të shtyjë afatin e regjistrimit të nxënësve në arsimin para-universitar, të cilët ende nuk janë regjistruar nëpërmjet portalit e-Albania. Regjistrimet do të vijojnë të jenë të hapura deri më datë 30 shtator.
Kjo, nisur nga fakti se, viti 2023-2024 është viti i parë shkollor, ku i gjithë dokumentacioni shkollor (regjistra, fletë informuese për prindërit, dëftesa, etj.) ndodhet online dhe kjo gjë mund të ketë shkaktuar vështirësi tek prindërit.
Ministria e Arsimit iu kërkon të gjithë strukturave të saj të varësisë si, DPAP, DRAP, ZVAP dhe drejtorive e institucioneve arsimore, të mbështesin dhe asistojnë personat që ushtrojnë përgjegjësi prindërore, që asnjë nxënës të mos mbetet i paregjistruar brenda afatit të përcaktuar.