Ministri i Jashtëm i sapoemëruar i Izraelit, Eli Cohen, tha se Izraeli do të fillojë të “flasë më pak publikisht” për luftën midis Rusisë dhe Ukrainës.
Lajmi është bërë i ditur nga Haaretz.
Cohen tha se është planifikuar të bisedojë me ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov të martën.
Ai gjithashtu refuzoi të komentojë për ofrimin e armëve mbrojtëse për Ukrainën dhe tha se Ukraina do të vazhdojë të marrë “ndihma të rëndësishme humanitare”.
“Për çështjen ruso-ukrainase, ne do të bëjmë një gjë me siguri – të flasim më pak publikisht.”