Ministri i Brendshëm i Republikës së Çekisë, Vik Rakushan ka dhënë lajmin e mirë për Kosovën, duke u shprehur se shumica e vendeve të Bashkimit Europian, e mbështesin liberalizimin e vizave. Ministri Rakushan, vendi i të cilit kryeson Bashkimin Evropian e ka bërë të ditur lajmin menjëherë pasi përfundoi takimin me ministrat e brendshëm të Bashkimit Evropian.
Debati mbi vizat për Kosovën tashmë ndodhet në nivel racional por ende nuk mund të thuhet me saktësi se sa do të zgjasë procesi i diskutimeve mes shteteve anëtare të BE-së. Pritet që takimi i radhës i grupit të punës, ku do të trajtohet çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën të mbahet në datat 9 dhe 10 nëntor.