Bledar Ukshini dhe Ardit Qamluku me origjinë nga Puka, por banues në Tiranë, nuk kanë mundur ta çojnë deri në fund porosinë që kishin marrë nga një grup kriminal me ndikim në Vlorë, për 3 mina me telekomandë.
Dy të rinjtë janë vënë në prangat e policisë në kuadër të operacionit të koduar “Knockout”, pasi për ta ishin marrë informacionet se 3 minat do t’i shinin për 10 mijë euro në lagjen “28 Nëntori”.
Uniformat blu bëjnë të ditur se ka pasur një të infiltruar dhe hetimet kanë nisur prej disa javësh për të goditur këtë aktivitet kriminal. Bledar Ukshini dhe Ardit Qamluku kishin dyshuar fillimisht se po vëzhgoheshin nga policia dhe kanë ndryshuar vendin e takimit, ku bashkë me 3 minat C4, të lidhura me celular për shpërthim në distancë, janë ulur në një lokal për të pritur blerësit.
Për shkak se blerësit nuk janë paraqitur dhe frikës se mos të rinjtë nga Puka, por banues në Tiranë, mund të largoheshin, efektivët e policisë kanë ndërhyrë dhe i kanë kapur në flagrancë. Minat ishin fshehur në disa qese plastike. Mësohet se policia është në kërkim edhe të një personit që do të blinte minat, por deri më tani nuk kanë mundur ta arrestojnë.
Në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtar