Mjafton një ftohje ose një virozë për të pasur dhimbje barku nga më të lehtat deri tek më të padurueshmet.
Ndonjëherë mund të shmangim përdorimin e barnave dhe të ndalojmë dhimbjet në kushtet e shtëpisë.
Ujë me sodë
Vetitë vepruese të sodës së bukës ndihmojnë në zbutjen e dhimbjeve të barkut, stomakut por edhe në rastet e djegiet e zemrës.
Në rastet kur keni dhimbje barku të shkaktuara nga i ftohti mjafton të hidhni gjysmë luge çaji me sodë buke në një gotë të mbushur gjysmë me ujë. Përziejeni dhe pijeni.
Kompresa me ujë të ngrohtë
Vendosja e njëkomprese me ujë të ngrohtë në zonën e barkut do ndihmojë fillimisht në lehtësimin e më pas në largimin e dhimbjes. E njëjta kurë mund të përdoret edhe në rastet e dhimbjeve të stomakut.
Pureja e mollës
Mollët janë fantastike përsa i përket dhimbjes së barkut dhe stomakut. Mund t’i konsumoni si fruta por në rastin e dhimbjeve në stomak apo në bark, në formën e puresë.
Mjafton të qëroni 1 apo 2 kokrra mollë, t’i zjeni për 10 minuta e më pas t’i kaloni në një mikser në formën e puresë. Sapo t’i konsumoni lehtësimi do të jetë i menjëhershëm.
Banania, xhenxhefili dhe kanella
Banania është ndër frutat më miqësore që ndihmon në largimin e dhimbjeve të barkut dhe të stomakut gjithashtu. Mund të përgatisni një çaj kanele, ku mjafton të hidhni 2 lugë çaji kanellë pluhur në një filxhan çaji dhe uji dhe ta zjeni për 10 minuta.