Komisioni i Ekonomisë miratoi projektligjin për kanabisin mjekësor, megjithëse pati debate dhe diskutime të forta.
Deputeti socialist Erion Braçe dhe Dashamir Shehi dhanë sugjerimet e tyre mbi projektligjin. Braçe propozoi që të vendosej një nen për të përcaktuar se sa do të jetë sipërfaqja me kanabis që do të mbillet. Ai kërkoi që sipërfaqja totale e mbjelljes së kanabisit mos të jetë më e madhe se 200 ha.
Komisioni ra dakord me propozimin e Braçes. Projektligji do të dërgohet për shqyrtim në një tjetër komision për të bërë disa ndryshime.