SPAK ka zhvilluar sot një megaoperacion në disa qytete. Është arrestuar shefi i Komisariatit të Laçit Dritan Meta dhe është shpallur në kërkim Gëzim Çela, i njohur si “baroni u drogës”.
Forca të shumta policie dhe SPAK kanë rrethuar sot banesën dhe lokalin në Fushë-Kuqe të Gëzim Çelës. Ky i fundit njihet edhe si “bosi i drogës” dhe kishte ndërtuar një laborator të tillë në shtëpi.
Çela akuzohet për veprat penale “Trafikimit i lëndëve narkotike”, të kryer në bashkëpunim dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve”, si dhe për shfrytëzim prostitucioni. Më herët ka qenë subjekt i “OFL”-së teksa ka mundur t’i shpëtojë drejtësisë.
Ai është i njohur si “bosi i trafikut të drogës” që vinte nga Turqia, përmes Bullgarisë, Maqedonisë e Shqipërisë, drejt Kosovës dhe vendeve Perëndimore.
Dritan Meta më herët ka mbajtur dhe pozicionin e shefit të komisariatit në Kukës, dhe pozicione të tjera ne polici, po ashtu edhe në SHÇBA disa vite më parë.