Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti janë takuar sot në Bruksel. Nova.rs shkruan se takimi në kuadër të dialogut Beograd-Prishtinë nuk dha fryt dhe pritet që të shpallen hapat e radhës.
Për momentin nuk ka marrëveshje për tejkalimin e krizës në veri të Kosovës. Të dyja palët nuk kanë arritur të gjejnë gjuhë të përbashkët, pasi siç theksojnë, Serbia e ka refuzuar propozimin për zgjidhjen e krizës nga përfaqësues të BE-së. Në anën tjetër, as Kosova nuk është treguar konstruktive, duke pasur parasysh se ka mbetur në këndvështrimin që të gjithë qytetarët duhet të pranojnë riregjistrimin e targave dhe se ata që refuzojnë do të sanksionohen.