Numri i të vdekurve nga tërmeti që goditi Turqinë jugore pranë kufirit me Sirinë në fillim të muajit ka kaluar 50,000, sipas shifrave të fundit nga të dy vendet të publikuara të premten.
Tërmeti vrau 44,218 njerëz vetëm në Turqi, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Anatolia, e cila citoi të dhëna nga agjencia e fatkeqësive AFAD.
Ekipet kompetente në Turqi kanë ngritur afër 335.400 tenda të dërguara nga ministritë dhe institucionet kompetente, si dhe vende të tjera dhe organizata ndërkombëtare, në zonën e tërmetit.
Më shumë se 11,400 personel vendas dhe ndërkombëtar të kërkim-shpëtimit janë ende duke punuar në terren.
Katër qendra të lëvizshme të ndihmës sociale janë të angazhuara në përpjekjet e mbështetjes psikologjike për fatkeqësitë në Kahramanmaras, Hatay, Osmaniye dhe Malatya.
Në Sirinë fqinje, deri më tani janë regjistruar 5,900 vdekje.
Më shumë se nëntë mijë pasgoditje pasuan tërmetin e 6 shkurtit, tha AFAD.
Më shumë se gjysmë milioni njerëz janë evakuuar nga zona e goditur nga fatkeqësia në Turqi.