Policia e Tiranës ka vënë në pranga 45-vjeçarin me inicialet A.H., banues në Kamëz. Gjatë kontrollit fizik në Bathore, policia i ka sekuestruar 45-vjeçarit 100 gramë kokainë, ndërkohë që gjatë kontrollit në banesën e tij është sekuestruar një armë gjahu e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me lëndën narkotike.
Nga veprimet hetimore dyshohet se 45-vjeçari, pasi siguronte lëndë narkotike kokainë, e ndante në doza, të cilat i shiste kundrejt çmimit 7000 lekë të rinj, në zonën e Kamëz, Institutit dhe Bathores.