Një vajzë 25 vjeç dyshohet se është përdhunuar në qytetin e Elbasanit në orët e vona të natës. 25-vjeçarja banuese në Dushk, Lushnje bashkë me motrën e saj janë paraqitur në urgjencën e spitalit të Elbasanit për të kërkuar asistencë mjekësore. Kanë qenë mjekët ata që kanë sinjalizuar policinë për rastin.
Menjëherë policia e Elbasanit është vënë në lëvizje dhe i ka marrë kallëzimin 25-vjeçares nga qyteti i Lushnjës. E reja në dëshminë e saj ka treguar se ndodhej buzë rruge në aksin Elbasan-Librazhd në një lokal. Ajo pretendon se pranë lokalit është përdhunuar nga një person i paidentifikuar. Policia po punon për identifikimin e personit.