Mëngjesin e sotëm një person i paidentifikuar ka grabitur një pikë tranferte parash dhe këmbimi valutor në Tiranë. Sipas policisë, grabitja është regjistruar në rrugën ‘Tom Plezha’ në zonën e Unazës së Re. Dyshohet se grabitësi ka pasur me vetë armë zjarri, çka e ka ndihmuar që të marrë më lehtë shumën e parave. Autori është larguar nga vendi i ngjarjes me biçikletë ndërkohë që policia vijon punën për identifikimin dhe kapjen e tij.
Sipas punonjësit i cili ndodhej në turn gjatë grabitjes, autori ka arritur që të marrë rreth 30 mijë euro.