Policia malazeze ka vënë në pranga një shqiptar pasi u kap me një sasi prej 18 kilogramë lëndë narkotike të llojit kokainë në mjetin e tij tip “BMW”.
Lënda narkotike u sekuestrua në pikën e kalimit kufitar të Debela Brijeg, që lidh Kroacinë me Malin e Zi. I arrestuari është 34-vjeçari Arvid Halili .
Sipas autoriteteve malazeze, se në hyrje të Malit të Zi nga Kroacia, mjeti tip “BMW” me targë franceze i drejtuar nga 34-vjeçari, është veçuar për kontroll të detajuar.
Gjatë kontrollit u gjet lënda narkotike në një hapësirë të posaçme nën sediljen e shoferit dhe të pasagjerit.