Është mbyllur zyrtarisht në orën 19:00 procesi i votimit për zgjedhjet lokale.
Në të gjitha qendrat e votimit që nuk ka votues brenda qendrës së votimit apo jashtë duke pritur në radhë, procesi i votimit është mbyllur.
Ndërkohë në ato qendra ku ka ende votues që janë në radhë, procesi do të zgjatet me disa minuta.
Një rregull ky i parashikuar në Kodin Zgjedhor për t’u dhënë mundësi të gjithë atyre qytetarëve që kanë vullnetin për të votuar, por që e kanë lënë për në minutat e fundit dhe për të mos i hequr në mënyrë arbitrare të drejtën e votimit këtyre shtetasve.
Pjesëmarrje e ulët në votime një orë para përfundimit të procesit