Mbyllen hetimet për dosjen e Sterilizimit, Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion pritet t’i komunikojë akuzat të pandehurve, përfshirë ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe 8 personave të tjerë.
Të pandehur për këtë dosje janë ish-zëvendësministri i Shëndetësisë Klodjan Rjepaj, biznesmeni Ilir Rrapaj, Saimir Kadiu, Marsela Serjanaj, Arben Gjata, Naile Ajazi, Genc Byrazeri dhe Petrit Mersini.
Pas kësaj procedure dosja shkon për gjykim në GJKKO e cila në bazë të fashikujve dhe provave që disponohen, vendos nëse do të nis shqyrtimin apo do të ketë nevojë për hetime më të thelluara.
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj akuzohet për “shpërdorimi detyre” dhe ky vendim pritet t’i komunikohet ditën e hënë me datë 18 mars.