Pak ditë pas publikimit të konfliktit të ashpër në Krujë, është bllokuar aktiviteti i subjektit gurore “Delia Group”. Vendimi për bllokimin erdhi pas inspektimit që kreu policia në bashkëpunim me AKBN dhe AKSEM.
Pas këqyrjes së vendit ku kryhet aktiviteti i gurores dhe dokumentacionit, u vendos bllokimi i saj deri në përgatitjen e dokumentacionit dhe vlerësimit të tij, nga AKBN dhe AKSEM.
Krahas kontrollit në gurore u këqyrën edhe nëntë banesave, të dyshuara si të dëmtuara nga aktiviteti i gurores.
Gjatë këqyrjes morën pjesë edhe specialistë të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, të cilët bënë matjet për të përcaktuar distancën midis guroreve dhe banesave.
Dosja e hartuar do t’i referohen Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për procedurat e mëtejshme.