Mbreti Charles III feston ditëlindjen e 74-të si Mbret i Mbretërisë së Bashkuar, pas vdekjes së nënës së tij Mbretëreshës Elizabeth.
Charles III lindi në Buckingham Palace më 14 nëntor 1948, në vitin e 12-të të mbretërimit të gjyshit të tij, mbretit George VI. Fëmija i parë i princeshës së atëhershme Elizabeth dhe Philip. Princesha Elizabeth u ngjit në fron dhe Charles III u bë trashëgimtar në moshën tre vjeçare. Në moshën 20-vjeçare, u bë Princi i 21-të i Uellsit në një ceremoni ku morën pjesë rreth 4000 të ftuar brenda mureve antike të Kalasë Caernarvon.
Pas vitesh spekulimesh për planet e tij të martesës, Buckingham Palace më në fund njoftoi fejesën e Charles me Lady Diana Spencer. Diana dukej zgjedhja perfekte si bashkëshorte mbretërore, ajo ishte e bukur, edukuar dhe me sa duket e ndershme ndaj burrit të saj. Martesa e tyre dukej e lumtur dhe linja e trashëgimisë në fron u sigurua me lindjen e Princit William dhe më pas Princit Harry.
Pas vdekjes së Dianës, lidhja e Charles III dhe Camilla u bë më publike dhe vitet e paraqitjeve të menaxhuara me zgjuarsi e çuan gradualisht në pranimin e saj si partnere të tij. Trashëgimtari i fronit dhe Dukesha e sapo titulluar e Cornwall-it u martuan në prill 2005 në një ceremoni civile modeste.
Princi Charles, së bashku me anëtarët e tjerë të familjes mbretërore, filloi të merrte më shumë detyra zyrtare pasi Mbretëresha Elizabeth zvogëloi ngarkesën e saj të punës pas një periudhe të keqe shëndetësore në fillim të vitit 2013.
Më 8 shtator 2022 u nda nga jeta mbretëresha Elizabeth, monarkja më jetëgjatë në historinë e Britanisë. Djali i madh i Elizabeth, Charles, 73 vjeç, u bë automatikisht mbret i Mbretërisë së Bashkuar dhe kreu i shtetit të 14 mbretërive të tjera duke përfshirë Australinë, Kanadanë dhe Zelandën e Re. Gruaja e tij Camilla u bë Queen Consort. Kurorëzimi i Mbretit Charles III do të bëhet më 6 maj të 2023.