Grupi parlamentar i Partisë Socialiste do të mblidhet të hënën e 19 shtatorit në Kryesinë e Kuvendit në orën 10:00.
Pritet që në mbledhje të diskutohet lidhur me iniciativat e ndërmarra nga deputetët socialistë sa i takon autoritetit të dosjeve për ish spiunët e Sigurimit të Shtetit.
Në mbledhje nuk do të jetë prezent kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Neë York, aty ku do të marrë pjesë në asamblenë e përgjithshme të OKB-së.