Ujësjellësi ka ndërprerë furnizimin me ujë në fshatin Gjoricë të Bulqizës.
Kjo pasi një ditë më parë, 30 banorë shkuan në spital me simptoma helmimi dhe nga dyshimet paraprake e gjitha ka ardhur si pasojë e ujit të ndotur.
Mjeku Telmond Veliu, tregon për mediat se edhe sot janë paraqitur raste të reja.
“Ka tre ditë që në qendrën shëndetësore vijnë raste me simptoma helmimi Sot janë paraqitur 8 raste të reja”, ka thënë ai.
Nga analiza paraprake që është bërë, uji ka dalë i kontaminuar.
Për pasojë është marrë edhe masa për ndërprerjen e furnizimit me ujë deri në daljen e përgjigjes së analizave laboratorike.