Dita e sotme pritet të jetë nën kushte atmosferike të paqëndrueshme. Priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare në qarqet Shkodër, Kukës, Korçë dhe Gjirokastër, ndërsa reshje të dobëta në të gjitha qarqet e tjera.
Temperaturat parashikohen në zonat malore 15/21°C, në zonat e ulëta 13/22°C dhe në zonat bregdetare 10/16°C. Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.