Matura Shtetërore 2023 do të zhvillojë sot provimin e parë, atë të gjuhës së huaj. Mbi 30 mijë maturantë do t’i nënshtrohet këtij testi, i cili do të nisë në orën 10:00 dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta.
Provimi do të zhvillohen në korridoret e shkollave apo në palestra dhe i gjithë testimi do të monitorohet me kamera për të eliminuar kopjimet apo dhe përdorimin e telefonave gjatë testit. Për administrimin e provimeve janë angazhuar mbi 7800 mësues.
Pas provimit të gjuhës së huaj, maturantët do t’i nënshtrohen më datën 7 qershor provimit të Gjuhës Shqipe, Matematikës më 13 Qershor dhe provimit të lëndës më zgjedhje më 19 qershor.