Ministrja e Arsimit, Evis Kushi njofton se kanë dalë rezultatet e provimit të Gjuhës së Huaj. Tashmë, maturantët mund të njihen me notën që kanë marrë në testin e Gjuhës së Huaj.
Provimin e gjuhës së huaj e kanë kryer në total 27263 maturantë. 1043 maturantë kanë marrë notën 4.00, duke mbetur, ndërsa 384 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale 10.00, duke rezultuar ekselentë. Kalueshmëria për këtë provim është 96,17% ndërsa nota mesatare është 7,68.
Ministrja e Arsimit iu uron suksese maturantëve në dy provimet e ardhme, atë të Matematikës dhe Lëndës me Zgjedhje.
Kliko KËTU për të parë rezultatet.