39-vjeçari Indrit Aliu është vënë në pranga, pasi dyshohet se nëpërmjet mashtrimit ka përvetësuar shuma të konsiderueshme parash, nga biznesmenë të ndryshëm, duke u prezantuar si zyrtar i lartë në institucione, dhe në këmbim të shumave monetare, iu ka premtuar atyre tendera të ndryshëm.
Indrit Aliu u arrestua pas denoncimit të një biznesmeni në Policinë e Tiranës pasi kishte arritur të kuptonte se ishte mashtruar.
Ky i fundit kishte hapur edhe një zyrë për t’i joshur viktimat e tij dhe për t’i mashtruar. Aliu u premtonte biznesmenëve se do t’i ndihmonte me tendera në Ministrinë e Infrastrukturës, kryesisht në aktivitetin e minierave dhe të ndërtimit. Ai u thoshte se kishte njohje brenda Ministrisë dhe kundrejt shumave të parave mund t’u jepte tenderat që ata kërkonin.
Në vitin 2011 ka qenë i dënuar me 10 vite burg për mashtrim por ka qenë me gjykim të shkurtuar.