Dita e sotme pritet të jetë nën ndikimin e masave të paqëndrueshme atmosferike. Priten reshje mesatare në të gjithë qarqet dhe do shoqërohen me shtrëngata në qarqet Shkodër, Vlorë dhe Gjirokastër. Reshjet në lartësinë mbi 600 metra mbi nivelin e detit, pritet të jenë në formë dëbore.
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare. Temperaturat parashikohen në zonat malore 0 deri në 5°C, në zonat e ulëta 9 deri në 11°C, në zonat bregdetare 7 deri në 12°C.