Të tjera detaje kanë raportuar familjarët e Marjus Musakut ekskluzivisht për Joq Albania.
Kujtojmë se pak ditë më parë bëri bujë lajmi se nëna e dy fëmijëve, 30-vjeçarja Ersida Dyrmishi, ishte larguar pa gjurmë nga banesa duke detyruar të shoqin që të denonconte zhdukjen e saj në polici.
Pas 7 ditësh Ersida doli në skenë dhe denoncoi në polici Marjus Musakun se ai e kishte marrë peng dhe e kishte detryruar të kryenin marrëdhënie kundër dëshirës së saj, duke e kërcënuar me një thikë.
Por kanë qenë familjarët e Marjusit të cilët kontaktuan pak ditë më parë me redaksinë tonë duke thënë se ai dhe Ersida ishin të lidhur prej muajsh.
Ndërkaq ditën e sotme, kanë qenë përsëri familjarët e Marjusit që e kanë konfirmuar përsëri faktin se ata të dy ishin në një lidhje.
Madje ata informojnë se Ersida i dërgonte shpesh foto “të nxehta” të saj Marjusit nga shtëpia ku jetonte me të shoqin.
Në njërën prej këtyre fotove, Ersida dhe Marjusi duken edhe bashkë brenda një automjeti.
Ndërkohë sipas familjarëve të Marjusit, ai ndodhet ende në qeli dhe rrezikon nga 10 deri në 25 vite burg.