Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Mamurras mëngjesin e sotëm, ku një 17-vjeçar me inicialet E.H., dyshohet se aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Ai ndodhej në banesën e tij në momentin e ngjarjes së rëndë.
17-vjeçari është dërguar në spital, por pavarësisht ndihmës mjekësore, ai ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit.