Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në Durrës. Një automjet ka përplasur një qytetare, teksa ishte duke ecur në rrugë.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se gruaja ka qenë duke kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën, në momentin që është përplasur nga automjeti.
Për pasojë, ajo ka mbetur e plagosur dhe është dërguar në spital me urgjencë. Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe po vijon punën për zbardhjen e plotë rrethanave të aksidentit.