Gjatë mesditës së sotme, në afërsi të rrethrrotullimit të Kolonjës në daljen e rrugës për Bubullimë, ka ndodhur një aksident.
Mjeti tip Benz me targa AB 373 CD që udhëtonte nga Bubullima për në autostradë nuk ka mundur të hyjë në rrugë por ka shkuar drejt dhe pasi ka kaluar dy barrierat e hekurta që ndajnë autostradën ka përfunduar në kanalin anësor të autostradës.
Drejtuesi i automjetit është transportuar menjëherë në Spitalin e Lushnjës e për momentin ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tepër e lartë dhe mosfrenim i duhur, ndaj ka thyer dy barrierat e hekurta në autostradë.
Megjithatë do të jetë grupi hetimor i policisë që do të përcaktojë shkaqet e sakta të aksidentit.