Një shpërthim me tritoli është regjistruar në orët e para të mesnatës në lagjen “Kadri Qystri” në Lushnjë. Sipas njoftimit të policisë shpërthimi ka ndodhur në derën e garazhdit të shtetasit Apostol Puka. Si pasojë e shpërthimit të fuqishëm i cili është dëgjuar në disa lagje të Lushnjes janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit apo autorëve të përfshirë në këtë ngjarje kriminale.