Luiz Ejlli ka qenë i ftuar tek emisioni ‘Shqipëria Live’ ku ka ndarë me publikun shumë detaje.
Ndër të tjera, këngëtari ka treguar edhe marrëdhënien që ka me një prej banorëve që ka pasur më kritike madje që raporti i tyre përfundoi dhe në dhunë.
“Që kur kam dalë prej ‘Big Brother’ nuk kam folur me asnjërin prej tyre. Më ka shkruar edhe Kejvina. Unë e kam thënë, në momentin që unë fik dritat dhe mbyll derën e asaj shtëpie, kam lanë çdo gjë aty. Nëse doni të më vlerësoni për Luizin që jam jashtë, ja ku më keni.”- është shprehur Luizi.