Sot vendi ynë do të vijojë te jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin e vranësira të pakta e mesatare kalimtare.
Temperaturat në vlerat e mesditës vijojnë te jenë relativisht të larta ndërsa ato të mëngjesit pothuajse në vlera të stinës. Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare nga 1 deri në 6m/s duke u shoqëruar me valëzim në dete nga 1 deri në 2 ballë.
Temperaturat parashikohen 1 deri 11°C në zonat malore, 1 deri 17°C në zonat e ulëta dhe 5 deri 17°C në zonat bregdetare.