Ministria e Mbrojtjes njoftoi se dy avionë luftarakë holandezë F-35 përgjuan tre avionë ushtarakë rusë pranë hapësirës ajrore polake dhe i shoqëruan jashtë zonës.
“Aeroplanët, të cilët ishin të panjohur në atë kohë, iu afruan hapësirës ajrore të NATO-s dhe Polonisë nga Kaliningrad”, deklaroi Ministria e Mbrojtjes e Holandës, raporton Reuters.
Ministria e Mbrojtjes shtoi se pas identifikimit u konstatua se ishte një Ilyushin IL-20M Coot-A, i shoqëruar nga dy avionë luftarakë Sukhoi Su-27.
Avionët luftarakë holandezë shoqëruan në distancë avionët rusë dhe ia dorëzuan shoqërimin partnerëve të NATO-s, përfundon deklarata.
IL-20M Coot-A është përcaktimi i NATO-s për rusin IIyushin Il-20M dhe Su-27 është përcaktimi i NATO-s për Sukhoi Su-28.
Ministria ruse e Mbrojtjes nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës së Reuters për koment.