TCG Anadolu, e cila do të jetë luftanija më e madhe e Turqisë, do t’i dorëzohet komandës së Forcave Detare Turke të hënën, raporton Anadolu Agency.
Më tej thuhet se sot në Turqi është mbajtur një ceremoni solemne e nënshkrimit për ndërtimin e tre anijeve luftarake të tjera në kuadër të fregatave të klasit ISTIF, e cila është vazhdimësi e projektit MILGEM për Forcat Detare, që po zbatohet nga Drejtoria e Industrisë së Mbrojtjes (SSB).
Presidenti i Drejtorisë së Industrisë së Mbrojtjes Ismail Demir konfirmoi në ceremoni se anija TCG Anadolu do t’i dorëzohet komandës së Forcave Detare në një ceremoni të hënën.
Demir tha gjithashtu se synimi i tyre është që këtë vit të përfundojnë integrimin e avionit luftarak Bayraktar TB3 në TCG Anadolu.
Ai theksoi se kompani të shumta po punojnë edhe për zhvillimin e një luftanijeje, shkatërruesin TF-2000.
Anija TCG Anadolu do të jetë në gjendje të transferojë njësi me madhësi batalioni në një vend të caktuar me mbështetjen e vet logjistike, pa pasur nevojë për mbështetje bazë në shtëpi.
TCG Anadolu mund të mbajë katër automjete të mekanizuara, dy automjete personeli, dy mjete të tjera mbështetëse, si dhe avionë, helikopterë dhe mjete ajrore pa pilot.
Anija TCG Anadolu është 231 metra e gjatë dhe 32 metra e gjerë dhe mund të transportojë një ngarkesë prej gati 27,000 tonësh.
Siç është raportuar, TCG Anadolu do të jetë shumë i rëndësishëm për marinën turke, veçanërisht me dronët e armatosur që do të vendosen në bord.