Fang Bin, një shitës me pakicë, i cili dokumentoi shpërthimin e hershëm të Covid-19 në Wuhan është liruar. Ai është mbajtur në izolim për 3 vite me radhë, e ndërsa mbetet e paqartë se çfarë ka ndodhur me të përgjatë këtyre viteve.
Ai dokumentoi realitetin që po ndodhte në Wuhan, epiqendrën e virusit.
Videot e tij të postuara në mediat sociale në fillim të vitit 2020 zbuluan realitetet e përhapjes së virusit vdekjeprurës, duke kundërshtuar narrativën zyrtare të paraqitur në mediat shtetërore të kontrolluara fort të Kinës.
Në një video, Fang tregoi korridoret e spitalit të mbushur me pacientë dhe të afërmit e tyre të dëshpëruar. Gjatë një segmenti, Fang numëron çantat e trupave të pajetë të grumbulluar në një furgon.
Kjo shkaktoi panik dhe menjëherë pas kësaj, ai u zhduk.