Lirohet nga qelia ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Gjykata e Elbasanit vendosi sot që pjesën e mbetur të dënimit, prej gati 1 vit e disa muaj Saimir Tahiri ta kryejë në shtëpi. Saimir Tahiri paraqiti ekspertizë mjekësore që nuk duhet të qëndrojë në burg.
Më 4 shkurt të vitit 2022, Apeli i GJKKO-së pas një seance maratonë, dënoi Tahirin me 5 vite burg për ‘Shpërdorim të detyrës’. Por me gjykim të shkurtuar dënimi u ul në 3 vite e 4 muaj burgim.
Tahiri u dënua vetëm për “Shpërdorim detyre” duke i ‘shpëtuar’ akuzave “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”.