Argjentina pësoi një disfatë të bujshme ndaj Arabisë Saudite në ndeshjen e vlefshme të Botërorit të Katarit, duke u mposhtur 1-2. Pas takimit për mediat është shfaqur i mërzitur ylli i argjentinasve, Lionel Messi. Gjithsesi, ai ka besim se skuadra do ia dalë në fund.
“Ky grup shquhet për unitetin dhe forcën e grupit dhe ky është momenti për të treguar se jemi vërtet të fortë. Ka kohë që nuk jemi në një situatë të ngjashme.
Unë u them të gjithëve që është një goditje e rëndë për të gjithë, për fansat dhe për ne. Nuk e prisnim. Thjesht them se kam besim në këtë grup që nuk do të dorëzohet. Tashmë kemi kaluar këto momente dhe ne i kemi kapërcyer” – Tha ai.