Të shtëna me armë janë regjistruar në Lezhë, ku shoku ka plagosur shokun e tij. Mësohet se 56-vjeçari Besnik Selmani banues në Milot, ka plagosur me çifte shokun e tij, 49-vjeçarin Besnik Pula, banues në Krujë.
Nga sa raportohet në media, e gjitha ka ardhur pas një sherri të çasti në momentin që dyshja kishte dalë për gjah.
Pas sherrit, 49-vjeçari e ka qëlluar me çifte dhe më pas ia ka mbathur me vrap.
“Në Lagunën e Patokut, Kurbin, rreth orës 17:00, shtetasi B. S. 56 vjeç, banues në Milot, dyshohet që pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka plagosur me çifte, shtetasin B. P. 49 vjeç, banues në Krujë, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Janë ngritur pika kontrolli e po bëhet krehja e zonës me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorit.