Një 49-vjeçar është djegur në një kasolle në fshatin Oseckë, afër Leskovikut. Nga informacionet paraprake mësohet se viktima është bariu me iniciale A.V. Ka qenë vëllai i tij që ka lajmëruar policinë duke deklaruar se ishin duke konsumuar alkool mbrëmjen e djeshme dhe më pas 49-vjeçari u largua për te kasollja e tij.
Aty dyshohet se lënia ndezur e një qiriri për ndriçim gjatë natës të ketë shkaktuar zjarrin dhe nga pakujdesia flakët janë përhapur kudo dhe 49-vjeçari është djegur brenda kasolles. Policia po heton ngjarjen e rëndë për të dalë në përfundime konkrete.